KRYEFAQJA » LAJME » Tenis, mbyllet turneu evropian i Nën-16-vjeçarëve
tenis u-16 tirana open

Tenis, mbyllet turneu evropian i Nën-16-vjeçarëve

Pavarsisht se mbetet një sport ende modest në pjesëmarrje dhe rezultate, tenisi e ka shndërruar Shqipërinë në një destinacion të sportistëve të rinj, pasi prej vitesh në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen turne të grupmoshave të ndryshme. Një gjë e tillë e pohon për Televizionin Shqiptar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit, Genci Çakçiri. Sipas Çakçirit pjesëmarrja dhe niveli premtojnë për të ardhmen.

Përgjatë fundjavës u mbyll turneu evropian i Nën-16-vjeçarëve, ndërsa gjatë majit pritet të zhvillohet ai i Nën-18-vjeçarëve.