KRYEFAQJA » LAJME » Tenis, Nadali ndal lojën për të gjetur fëmijën e humbur

Tenis, Nadali ndal lojën për të gjetur fëmijën e humbur

Ka sportistë që janë të mëdhenj jo vetëm në fushë, por edhe me zemër të madhe si njerëz. Kjo ka ndodhur me tenistin Rafael Nadal. Ai ka ndalur një ndeshje tenisi në prani të 7,000 sportdashësve në Majorka të Spanjës, për të ndihmuar një nënë të hutuar të gjejë fëmijën e saj të humbur. E gjithë kjo ndodhi gjatë ndeshjes së dysheve midis Nadalit dhe shokut të tij të skuadrës, Simon Solbasit, dhe dy legjendave historike të tenisit, spanjollit 40-vjeçar Karlos Moja dhe amerikanit 57-vjeçar, Xhon MekInroe. Vajza e vogël, Klara, ishte ngatërruar nëpër turmë dhe zhurma e bërë nga e ëma bëri që Nadali ta ndalë ndeshjen. Për fat të mirë, vajza u gjet pak më tutje, ndërsa të pranishmit shpërthyern në duartrokitje kur ëmë e bijë gjetën veten. Kjo e ka prekur dukshëm MekInroen, ndërsa më pas loja i është rikthyer normalitetit.