KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Tenori shqiptar Saimir Pirgu në shtypin australian
Saimir_Pirgu, tenor, shqiptar, art, kulture, muzike, shtypi australian

Tenori shqiptar Saimir Pirgu në shtypin australian

Mbreti Roger është si Opera “Turandot dhe Tristan” në të njëjtën kohë. Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka tërhequr vëmendjen e shtypit të specializuar muzikor australian teksa përgatitet që të nise një seri shfaqjesh të King Roger në Sidney Opera House duke filluar nga 20 Janari deri më 15 Shkurt. Në një intervistë për Limelight një revistë e specializuar për Muzikën Klasike dhe artet i kushtohet një diskutim i gjatë sfidës dhe ekzaltimit të tenorit shqiptar në rolin e Shepherd në kryeveprën operistike të kompozitorit polak Szymanovski. Szymanovski ishte krejt një botë e re për mua meqë unë konsiderohem normalisht një këngëtar i repertorit italian, pasi kam kënduar shumë nga “bel-canto”, Moxart dhe Verdi. Por nëse Royal Opera të kërkon për të bërë tërësisht një produksion të ri me Kasper Holten si regjisor dhe Antonio Pappano si dirigjent, pse jo? Unë mora shumë kohë duke u përgatitur për rolin, duke punuar me një trajner polak. “Një pjesë e mirë e trupës ishin polakë,” – kujton Pirgu, – “ Dhe po ashtu këngëtari kryesor Mariusz Këiecień, ishte polak ndaj duhet të përgatitesha mirë. Unë këndoj në shumë gjuhë dhe flas mirë 5 prej tyre, por gjuha polake është më e vështira që më është dashur të mësoj.” Opera “Mbreti Roger” ishte një sukses i jashtëzakonshëm vitin e kaluar në Royal Opera House në Londër madje 12 Shkurti mund të rezervojë supriza pasi opera ku interpreton edhe tenori shqiptar është nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Opera Recording”. Saimir Pirgu gjatë vitit të kaluar realizoi me sukses edhe turin për promovimin e albumit të tij të parë solo me titullin “Il mio Canto”.