KRYEFAQJA » LAJME » Tension në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pezulloi të premten nëntë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, midis tyre edhe ish liderin e saj Albin Kurti, për shkak sipas tij "se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”. Ata hodhën të paktën dy herë gazsjellës në sallën e kuvendit, duke bërë që seanca të dështojë. Një prej deputetëve të pezulluar Aida Dërguti, ka deklaruar se ata do të pengojnë mbajtjen normale të seancave të Kuvendit të Kosovës, derisa të dorëhiqet Qeveria e Kosovës. Ndërkaq kreu i kuvendit Veseli ka deklaruar se ka futur në rendin e ditës në seancën e të premtes zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Më 6 prill mbaron mandati i presidentes aktuale Jahjaga, ndërsa kandidat i vetëm për ta zëvendësuar është zevendëskryeministri i dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, kreu i PDK partia me e madhe në Kosovë me 36 deputetë. Kandidatura e zotit Thaçi mbështetet nga partia tjetër në bashkëqeverisje LDK. Opozita e ka kundërshtuar ashpër kandidaturën e tij. Sipas kushtetutës së Kosovës për këtë post do të duhet të paraqien të paktën 2 kandidatë dhe se zgjedhja e presidentit të ri do të duhet të bëhet deri më 6 mars. Përkrahës të opozitës kanë nisur protestat e tyre para Kuvendit të Kosovës.

Tension në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pezulloi të premten 18 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, midis tyre edhe liderin e saj Visar Ymeri, për shkak sipas tij “se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”. Ata hodhën të paktën tre herë gazsjellës në sallën e kuvendit, duke bërë që seanca të dështojë. Një prej deputetëve të pezulluar Aida Dërguti, ka deklaruar se ata do të pengojnë mbajtjen normale të seancave të Kuvendit të Kosovës, derisa të dorëhiqet Qeveria e Kosovës. Në tentativë për të nisur seancën forcat sigurisë po nxjerrin me forcë nga salla e kuvendit deputetët kundërshtues të opozitës.
Ndërkaq kreu i kuvendit Veseli ka deklaruar se ka futur në rendin e ditës në seancën e të premtes zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Më 6 prill mbaron mandati i presidentes aktuale Jahjaga, ndërsa kandidat i vetëm për ta zëvendësuar është zevendëskryeministri i dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, kreu i PDK partia me e madhe në Kosovë me 36 deputetë. Kandidatura e zotit Thaçi mbështetet nga partia tjetër në bashkëqeverisje LDK. Opozita e ka kundërshtuar ashpër kandidaturën e tij. Sipas kushtetutës së Kosovës për këtë post do të duhet të paraqiten të paktën 2 kandidatë dhe se zgjedhja e presidentit të ri do të duhet të bëhet deri më 6 mars. Përkrahës të opozitës kanë nisur protestat e tyre para Kuvendit të Kosovës. Policia po përdor forcën