KRYEFAQJA » LAJME » Tension në parlament, Paloka sulmon Beqjan
Konflikti me Beqjan, Paloka përjashtohet 5 ditë nga parlamenti

Tension në parlament, Paloka sulmon Beqjan

Seanca e së enjtes në parlamentin shqiptar u ndërpre për pak minuta pas tensionimit të situatës mes kryetarit të grupit të PD-së, Edi Paloka dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Ndërsa ky i fundit u ngjit në foltore, deputeti Paloka iu afrua duke e penguar të marrë fjalën. Megjithë thirrjet për qetësi të drejtueses së seancës, Valentina Leskaj, tensioni u shtua duke çuar në hyrjen e trupave të sigurisë dhe ndërprerjen e seancës për pesë minuta.
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi përsëriti më parë në Kuvend shqetësimin e opozitës për përjashtimin e saj nga procesi i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Duke marrë fjalën në seancën ku pritet të votohen pesë anëtarët e Autoritetit që do të hapë dosjet e Sigurimit, zoti Patozi u shpreh skeptik për këtë proces, pasi sipas tij maxhoranca e sotme është nostalgjike për të shkuarën komuniste.