KRYEFAQJA » LAJME » Tensionet mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament
Parlament, maxhoranca miraton buxhetin, opozita bojkoton

Tensionet mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament

Tensione të shumta kanë mbizotëruar seancën parlamentare të kësaj të enjteje duke cuar në ndërprerjen disa herë të saj. I shënjestruar shpesh nga akuzat e opozitës, ministri i shëndetësisë Ilir Beqja nuk është lejuar të flasë nga foltorja e kuvendit, ndërsa është sulmuar edhe nga deputeti demokrat Edi Paloka. Pas rifillimit të seancës, ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën duke akuzuar mazhorancën se pa opozitën nuk do e kishte marrë dot rekomandimin pozitiv për celjen e negociatave. Por më pas edhe ministri i shëndetësisë Beqja ka reaguar lidhur me përgjimin audio ku ai fliste me vartësin e tij duke thënë : “Ajo bisedë është bërë në 8 korrik 2016, unë e kam audion në 10 korrik. Kontrolloni fjalët që keni hequr. Nëse një drejtues paguan një vartësin e tij për 3 muaj kur ai është në Francë padyshim që kjo gjë nuk mund të pranohet. Kjo është historia.” Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tensionet e krijuara në Kuvend krijohen me urdhër politik dhe me qëllim bllokimin e çeljes së negociatave. E megjithatë tensionet kanë vijuar pasi deputeti demokrat Flamur Noka nuk ka dashur të lejojë kryeministrin Rama që të marrë fjalën. Më pas drejtuesja e seancës parlamentar ka kërkuar përjashtimin nga seanca parlamentare për deputetin demokrat Noka.