KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tensionohen marrëdheniet Turqi-Gjermani; Turqia tërheq ambasadorin
turqi-gjermani

Tensionohen marrëdheniet Turqi-Gjermani; Turqia tërheq ambasadorin

Pas miratimit të rezolutës me të cilën vrasja e armenëve nga osmanët në Luftën e Parë Botërore njihet si gjenocid nga Gjermania, Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj, Huseyin Avni Karslioglu nga shteti gjerman. Shumë deputetë turq paralajmëruan acarimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, po qe se Bundestagu do ta kalonte këtë rezolutë. “Rezoluta e miratuar sot nga ligjvënësit gjermanë për t’i shpallur si gjenocide vrasjet e armenëve nga forcat osmane i ka dëmtuar seriozisht marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë”, ka thënë zëvendësi i partisë turke në pushtet, AKP, Yasin Aktay. Aktay i bëri këto komente drejtpërdrejt në televizion pasi Dhoma e Ulët e Bundestagut gjerman votoi me shumicë në favor të një rezolute simbolike. Partia në pushtet në Turqi, AKP, ka planifikuar që të dorëzojë në parlamentin turk një deklaratë kundër kësaj rezolute.