KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tensionohen sërisht marrëdhëniet Turqi – Rusi
Tensionohen sërisht marrëdhëniet Turqi - Rusi

Tensionohen sërisht marrëdhëniet Turqi – Rusi

Aeroplanë rusë sulmuan përsëri të martën objektiva në qytetin sirian Palmira dhe në provincën veriore Alepo, njoftoi televizioni shtetëror sirian duke thënë se caqet e sulmuara i përkisnin grupit të shteti islamik. Automjete, depo armësh dhe pozicione të militantëve janë shkatërruar nga sulmi, bën të ditur i njejti burim. Sipas qëndrës siriane për vëzhgimin e të drejtave të njeriut me seli në Britaninë e Madhe, në sulmet në Palmire janë vrarë 15 xhihadistë të shtetit islamik. Megjithë jehonën që i bëjnë mediat ruse dhe siriane sulmit rus, tonet e ashpra me Turqinë fqinje kanë vijuar. Turqia thirri sërish për bisedë ambasadorin rus në Ankara, pas shkeljes së dytë të hapësirës ajrore turke nga ana e Rusisë, aeroplanët e së cilës po operojnë në Siri. Ministria e jashtme turke njoftoi se dy aeroplanë luftarakë turq të tipit F-16 e detyruan aeroplanin rus të largohej nga hapësira ajrore e Turqisë, pas rastit të parë që ndodhi të shtunën më 4 tetor. NATO e ka dënuar shkeljen ajrore të Turqisë nga ana e Rusisë, duke e cilësuar si veprim të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm. Autoritetet turke kane paralajmeruar se do te rishikojne marredheniet me Rusine per shkak te ketyre incidenteve.