KRYEFAQJA » LAJME » Tentativë për grusht shteti në Turqi
Tentativë për grusht shteti në Turqi
EPA/SEDAT SUNA

Tentativë për grusht shteti në Turqi

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në kryeqytetin e Turqisë Ankara, ndërsa helikopterë dhe avionë ushtarakë janë parë të fluturonin mbi qytet. Në aeroportin e Stambollit janë parë edhe tanke dhe autoblinda. Autoritetet turke kanë mbyllur dy ura në ngushticën e Bosforit në Stamboll, ku janë parë edhe atje të fluturojnë avionë luftarakë. Ende mbeten të paqarta arsyet e kësaj situate, por media të ndryshme flasin për një tentativë grushti shteti. Presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan gjendet me pushime jashtë vendit, por njoftimet janë kontradiktore. Kryeministri turk Binanli Yildirim ka folur për një grusht shteti në tentative. Sipas tij një grup brenda ushtrisë tentuan për grusht shteti, por do ta paguajnë shtrenjte ata që angazhuan. Ushtria nga ana e saj ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga rrugët dhe të mbyllen në shtëpi.  Televizioni shtetëror turk ka ndërprerë transmetimet.