KRYEFAQJA » LAJME » Tentativë për vjedhje banke në qendër të ish Bllokut
Tentativë për vjedhje banke në qendër të ish Bllokut

Tentativë për vjedhje banke në qendër të ish Bllokut

Policia e Tiranës ka njoftuar për një tentativë vjedhjeje të një filiali banke gjatë natës të së dielës duke u gdhirë e hënë. Ngjarja ka ndodhur tek fialiali i BKT në qendër të ish Bllokut. Sipas policisë tek dhoma e kasafortës së këtij filiali është konstatuar një çarje në mur me përmasa 50 me 30 cm. Kasaforta duket e paprekur, por punonjësit e BKT po kryejnë verifikimet.  Megjithatë ka njoftime kontradiktore rreth ngjarjes. Ajo pason atë të ndodhur  në fund të qershorit në aeoportin ndërkombëar “Nënë Tereza”, ku persona ende të paidentifikuar vodhën rreth 1 milionë  euro në pistën e avionëve, ndërsa ata po transportoheshin jashtë vendit.