KRYEFAQJA » LAJME » Tepelenë, Basha premton energji dhe ujë falas
Tepelenë, Basha premton energji dhe ujë falas

Tepelenë, Basha premton energji dhe ujë falas

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka këmbëngulur se shqiptarët po kërkojnë në masë ndryshim dhe Partia Demokratike duhet t’i prijë kësaj vale popullore. Gjatë një takimi në Tepelene me anëtarë dhe përpkrahës të opozitës, zoti Basha tha se “Po ngjizet një konsensus mbarëkombëtar që kështu nuk shtyhet më, por ne jetojmë me këtë realitet e duhet të jetojmë me këtë realitet. Duhet të përballemi me këtë realitet, të gjithë, duke filluar nga unë i pari” tha zoti Basha.
Ai përsëriti deklaratat e njohura për mbështetje ndaj familjeve në nevojë ekonomike. “Familjeve në nevojë ekonomike 200 kw orë energji për muaj, do t’i kenë falas të paguara nga buxheti i shtetit. Familjet në nevojë ekonomike, do të kenë të paguar faturën e ujit nga buxheti i shtetit. Unë nuk do të pranoj kurrë asnjë investim, asnjë lek që hidhet për fasada dhe për luks sa kohë që nuk kemi zgjidhur tërësisht problemin e bukës, ujit dhe dritave, për çdo familje shqiptare, për çdo shqiptar kudo që është” premtoi zoti Basha.
Kreu i opozitës tha se Partisë Demokratike do të ndërtojë një Shqipëri të shanceve të barabata dhe meritokracisë. “Qëllimi ynë është të ndërtojmë një ekonomi që u ofron mundësi të gjithë shqiptarëve”. “Bashkimi ynë me të gjithë shqiptarët e ndershëm, është rruga e largimit të kësaj qeverie”, tha kryetari i PD Lulzim Basha.