KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tereza Mei: Brexit do të shndërrohet në sukses
may

Tereza Mei: Brexit do të shndërrohet në sukses

U mbajt sot në Londër mbledhja e parë e qeverisë së re qëkur në krye të saj u zgjodh Tereza Mei. Zonja Mei premtoi se dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të shndërrohet në sukses falë drejtimit të saj. Mei, e cila ishte mbështetëse e qëndrimit në BE, mblodhi sot të plotë kabinetin e saj, shtatë ditë pas mbajtjes së mbledhjes së fundit qeveritare me kryeministrin në largim Dejvid Kameron. Në lajmërimin zyrtar të Dauning Stritit, të publikuar pas takimit, thuhet se Mei u ka kërkuar ministrave të bëjnë të pamundurën që dalja e vendit nga BE-ja të jetë e suksesshme për vendin. Nuk do të lejojmë ndikime negative nga ky proces. Do të përforcojmë arsimin dhe aftësimin shoqëror në mënyrë që të mundësojmë begati pas daljes nga BE-ja”, u tha Mei anëtarëve të kabinetit qeveritar.