KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tereza Mei drejt Dauning Strit
Tereza Mei drejt Dauning Strit

Tereza Mei drejt Dauning Strit

Tereza Mei do të marrë çelësat e Numrit 10 në Dauning Strit të mërkurën në mbrëmje, pohoi sot kryeministri britanik në detyrë, Dejvid Kameron. Ai tha se është i mrekulluar që do t’ia lerë vendin zonjës Mei dhe të mërkurën pasdite do ti dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen mbretëreshës. “Nesër do të mbaj mbledhjen e fundit të qeverisë dhe do të flas për herë të fundit në parlament. Jam i gëzuar që nuk e zgjatëm proceduren e zgjedhjes së kryetarit të ri. Zonja Mei do të jetë kryeministre e fortë dhe kompetente”, tha ai duke premtuar mbështetje për të. Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Theresa Mei, mbeti sot kandidatja e vetme për të zëvendësuar David Kameronin si kryetar të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe si kryeminister te vendit. Kjo pasi anëtarja e Parlamentit, Andrea Leadsom, njëra nga dy kandidatet për kryeministre, u tërhoq  nga gara pasi nuk gjeti mbështetje të gjerë në parti. Argumentet e terheqjes nga gara ishin se zonja Mei është idealja për të vënë në zbatim daljen e Britanisë nga BE-ja dhe së dyti, vendit i duhet shpejt një kryeministër.