KRYEFAQJA » LAJME » Tërmet i fortë në Itali
Tërmet i fortë në Itali

Tërmet i fortë në Itali

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar sërish në Italinë Qendrore mëngjesin e së dielës. Sipas të dhënave tërmeti ka patur një fuqi prej 6.1 ballësh, dhe ka rënë në orën 07:41. Epiqendra e tij ka qenë në zonën pranë Norcias me thellësi 10 km. Mediat italiane raportojnë për shembje ndërtesash, por jo viktima. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë. Ky është tërmeti më i fortë i ditëve të fundit. Pak muaj më parë zona qendrore e Italisë u godit nga tërmete të fuqishme duke lënë rreth 300 viktima, kryesisht në Amatriçe.