KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmet i fuqishëm ka goditur Ekuadorin
termet ne ekuador

Tërmet i fuqishëm ka goditur Ekuadorin

Një termet i fuqishëm me magnitude 7.8 ballë të shkallës rihter goditi Ekuadorin gjatë mesnatës, duke u marrë jetën të paktën 77 personave dhe plagosur më shumë se 590 të tjerë. Termet, më i fuqishmi që ka goditur këtë vend që nga viti 1979, e pati epiqendrën në qytetin verior të Muisne-s, por lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin Kuito të Ekuadorit. Përveç viktimave në njerëz, ka patur dhe dëme të shumta materiale. Shumë shtëpi janë rrafshuar, infrastruktura rrugore është shkatërruar. Presidenti i vendit, Rafael Korea ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të bashkuar. Zëvedëspresidenti Horge Glas ka shtuar se numri i viktimave mund të rritet, për shkak se është akoma e pamundur të bësh një vlerësim përfundimtar të situatës.Kryebashkiaku i qytetit të Pedernale-s, që ndodhet pranë epiqendrës së tërmetit, u shpreh se shumë godina janë rrafshuar. “Nuk bëhet fjalë vetëm për një shtëpi të rrëzuar, por për një qytet të tërë”, u shpreh ai për gazetarët.