KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmet mes Spanjës dhe Marokut: Nuk ka viktima
Tërmet mes Spanjës dhe Marokut: Nuk ka viktima

Tërmet mes Spanjës dhe Marokut: Nuk ka viktima

Një tërmet me fuqi 6,3 ballë të shkallës Richter me thellësi 10 kilometra ka goditur sot bregun jugor të Spanjes dhe veriun e Marokut, por pa dëme në njerëz. Sipas Institutit Gjeografik Kombëtar të Spanjës, termeti dha goditjen e parë rreth ores 3:22 (4:22 me orën tonë) te mengjesit, dhe më pas u pasua me gjashtë lëkundje të tjera. Fillimisht fuqia e termetit u raportua të ishte 6,6 balle, me nje thellesi 33 kilometra.

Lekundjet u ndjenë në të gjithë rajonin jugor duke perfshirë Malagan, Kordovan, Seviljen dhe Granadën. Sherbimet e urgjencës ne rajonin jugor të Andaluzisë njoftuan se kishin patur të paktën 250 telefonata nga banorë të alarmuar. Në Melila (Marok), ku pati më shumë se 200 telefonata për dëmtim prone, u nderpre energjia për pak kohë. Shkollat janë të mbyllura këtë të hënë, në mënyre që të kontrollohen godinat për dëme të mundshme.