KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmet në Indi
Tërmet në Indi

Tërmet në Indi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë të  shkallës Rihter ka goditur të hënën rajonin verilindor të Indisë, duke shkaktuar 7 të vdekur, 43 të lënduar dhe  dëme të shumta materiale. Sipas autoriteteve indiane, epiqendra e termetit ishte në Manipur. Tërmeti e goditi këtë rajon në oren 4.35 me orën lokale. Thellësia e tërmetit ishte 17 kilometra. Strukurat qeveritare po monitorojnë situatën dhe po zhvillojnë operacione  të shpëtim-kërkimit. Ky rajon goditet shpesh nga tërmete të fuqishme.