KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmeti 5.6 ballë godet Kretën, dëme të vogla materiale

Tërmeti 5.6 ballë godet Kretën, dëme të vogla materiale

Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës “Rihter” u shënua në ishullin e Kretës, pak minuta pas orës 11. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit u shënua në det, 31 km në Juglindje të zonës Sitia, në Jug të ishullit të Kretës. Thellësia e tërmetit llogaritet në 10 km. Sizmiologët deklaruan se ky ishte tërmeti më i madh dhe se nuk presin goditje tjetër sizmike gjatë ditës. Janë dëmtuar lehtë disa godina të vjetra, por për fat nuk ka dëme në njerëz.