KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare vendos numër emergjence
Tërmeti në Italia, ambasada shqiptare vendos numër emergjence
EPA/MASSIMO PERCOSSI

Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare vendos numër emergjence

Ambasada shqiptare në Itali po i ndjek me vemendje zhvillimet pas një tërmeti të rënë mëngjesin e së mërkurës në Italinë qendrore. Ajo ka vënë në dispozicion një numër telefoni të emergjencave  për të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonën ku ka rënë tërmeti. Numri është   +39 3420498192 dhe është aktiv 24 orë në ditë. “Ambasada qendron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës” bëhet e ditur në një njoftim të ambasadës shqiptare në Itali. Deri tani nuk ka njoftime që ndonjë shqiptar të jetë ndër të dëmtuarit në këtë tërmet.