KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmeti në Itali: Arrin në 290 bilanci i viktimave
Tërmeti në Itali: Arrin në 290 bilanci i viktimave
EPA/MASSIMO PERCOSSI

Tërmeti në Itali: Arrin në 290 bilanci i viktimave

Sipas një bilanci të fundit numri i viktimave, si shkak i tërmetit që goditi qendrën e Italisë, ka shkuar në 290. Strukturat që ndihmojnë popullsinë e goditur nga tërmeti janë rritur në 49, 24 në Lacio dhe Marke, 25 në Umbria.

Lëkundjet e regjistruara që nga fillimi kanë qënë 1.332. Që nga mesnata e sotme janë regjistruar 92 lekundje. Shefi i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli siguroi se brenda tre ditëve do të jetë gati një bypass në urën Tre Sytë (Tre Occhi) pranë Amatriçes.

Deri të premten 238 persona janë nxjerr gjalle nga gërmadhat: 215 personave të shpëtuar nga Zjarrfikësit, duhet t’u shtojmë edhe 23 persona që janë shpëtuar nga Ndihma Alpine.