KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmeti në Itali: Bilanci i fundit flet për 38 të vdekur
Tërmeti në Itali: Bilanci i fundit flet për 38 të vdekur
EPA/CRISTIANO CHIODI

Tërmeti në Itali: Bilanci i fundit flet për 38 të vdekur

Një bilanc i fundit për viktimat e tërmetit të fuqishëm në qendër të Italisë, flet për 38 të vdekur në shumë vende pranë epiqendrës. Ka gjithashtu shumë sinjalizime për persona që janë të bllokuar nën gërnadha por që nuk dihet fati i tyre. Si pasojë bilanci i viktimave pritet të rritet përsëri.

“Ka dhjetra të vdekur, shumë janë nën gërmadha. Po ngrejmë një vend të posaçëm për viktimat”, kështu tha kryetari i bashkisë së Amatriçes, Sergio Pirozzi.

“Është një çast dhimbjeje dhe thirrje për përgjegjësi të përbashkët. I gjithë vendi duhet të mbështesë me forcë popullsinë e goditur”. Kjo është deklarata e bërë nga presidenti italian Sergio Mattarella. Presidenti italian është kthyer menjëherë në Romë nga Palermo, sapo ka marrë vesh për lëkundjet e fuqishme në qendër të vendit.