KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmeti në Itali: Bilanci i viktimave shkon në 267
Tërmeti në Itali: Bilanci i viktimave shkon në 267
EPA/FLAVIO LO SCALZO

Tërmeti në Itali: Bilanci i viktimave shkon në 267

Bilanci i viktimave të tërmtit në qendër të Italisë, i përditësuar nga Zyra e Mbrojtjes Civile, është 267 të vdekur. Nga 267 viktimat, 207 kanë humbur jetën në Amatriçe, 49 në Arkuata dhe 11 në Akumoli.

Të plagosurit e dërguar në spitalet e Lacios, Umbrias dhe Markeve janë 387, por po vërtetohet se sa është realisht numri i personave të shtruar.

Lëkundjet e tërmetit në zonat e goditura kanë qënë 928, vetëm sot pas mesnate janë regjistruar 57, ndër të cilat më e forta ka qënë me forcë 4,8 ballë Richter në orën 06:28.