KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Terra Madre Ballkan, produktet shqiptare
terra madre ballkans, tirane, 2 5 qershor, slow food

Terra Madre Ballkan, produktet shqiptare

Bujqësia shqiptare ka rritur këto vitet e fundit ofertën e prodhimeve organike, kështu deklaroi ministri i bujqësisë, Edmond Panariti në çeljen e projektit, Terra Madre Balkan. Ai tha se prodhimet shqiptare të freskëta janë rritur me 50 % ndërkohë që është ulur importi i produkteve industriale me 10%.

Presidenti i Slow Food është shprehur: “Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për të rritur ofertën e produkteve të shëndetshme. Toka shqiptare ka prodhime shumë të mira që janë të konkurueshme me bashkimin Europian”.

Përgjatë datave 2 dhe 5 Qershor sheshi “Nene Tereza” do shndërrohet në një treg të tokës ku fermerë dhe prodhues të vegjël do promovojnë produktet bujqësore. Ndërkohe Panariti u prononcua edhe përftuesve të subvencioneve në bujqësi. Panariti tha se nga aplikimet kanë përfituar më shumë se 1000 fermerë krahasuar me vitin e shkuar.