KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Terror në Bregun e Fildishtë
Terror në Bregun e Fildishtë

Terror në Bregun e Fildishtë

Të paktën 16 persona janë vrarë me armë zjarri në një resort në qytetin e Grand-Bassam, në Bregun e Fildishtë. Autoritetet policore deklaruan se agresorët hapën zjarr ndaj një grupi personash si dhe morën peng stafin dhe disa klientë në hotel “Etual”, ku qëndrojnë shpesh shtetas të vendeve perëndimore. Mes viktimave ka edhe pjesetarë të forcave të sigurisë. Mediat e huaja thonë se 4 nga viktimat janë francezë, ndërsa objektiv i sulmit mund të ketë qenë ambasadori amerikan dhe punonjës të tjerë të ambasadës që ndodheshin në hotel. Sulmi u krye nga persona me armë automatike, disa prej të cilëve u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Sulmi u mor përsipër nga grupi Magreb, i lidhur me Al Kaedën.