KRYEFAQJA » LAJME » Terrori në Nisë, Rama : Nazizmi i ri do të mundet njësoj si i vjetri!
Terrori në Nisë, Rama : Nazizmi i ri do të mundet njësoj si i vjetri!

Terrori në Nisë, Rama : Nazizmi i ri do të mundet njësoj si i vjetri!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ju është bashkuar reagimeve mbarëbotërore kundër aktit terrorist mbrëmjen e së enjtes në Nisë të Francës, ku të paktën 84 persona humbën jetën dhe dhjetra u plagosën. “Strategjia e tmerrit nuk do ta gjunjëzojë kurrë botën e lirë! Nazizmi i ri do të mundet njësoj si i vjetri! Franca dhe liria do triumfojnë” shkruan zoti Rama në Fejsbuk.