KRYEFAQJA » LAJME » Terrorizmi, Tahiri: “Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Shqipëria nuk është imune, por ne kemi marrë masat e nevojshme”
Terrorizmi, Tahiri: “Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Shqipëria nuk është imun, por ne kemi marrë masat e nevojshme"

Terrorizmi, Tahiri: “Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Shqipëria nuk është imune, por ne kemi marrë masat e nevojshme”

Autoritete shqiptare po lëshojnë mesazhe qetësie dhe sigurie, pas lajmeve të përhapura nga mediat se Shqipëria mund të jetë objekt i sulmeve terroriste. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka raportuar të hënën në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, masat e marra nga Policia e Shteti. “Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Shqipëria nuk është imune, por ne kemi marrë masat e nevojshme. Kemi rritur prezencën e Policisë. Të dhënat nuk flasin për panik” tha zoti Tahiri pas mbledhjes e cila u mbajt me dyer të mbyllura. Zoti Tahiri bëri të ditur se bashkëpunimi me partnerët është i nivelit të lartë. “Kemi marrë masa parandaluese dhe kjo në bashkëpunim edhe me partnerët tanë. Jemi duke u përpjekur për të gjetur balancat e duhura. Me urdhërin e Këshillit të Ministrave dhe MB janë shtuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha institucionet. Kemi të njëjtat masa si vendet e Aleancës së NATO-s” tha Ministri i Brendshëm për publikun shqiptar.