KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tesla është duke blerë Solar City për 2.6 miliard $
Tesla, solarcity, blerje, elektricitet

Tesla është duke blerë Solar City për 2.6 miliard $

Krijuesi i makinës elektrike Tesla Motors ka njoftuar se ka lidhur marrëveshje që të bashkohet me firmën e teknologjisë solare SolarCity për 2,6 miliard $ në një transaksion për të gjitha aksionet. Marrëveshja bazohet në zbulimin e fundit të masterplanit nga CEO i Tesla Elon Musk , ku një pjesë e madhe e së cilës përfshin zhvillimin e zgjidhjeve për të gjeneruar, ruajtur dhe për të mundësuar konsumimin në masë të energjisë diellore. Sipas masterplanit, kompania e kombinuar ka në plan të zhvillojë më shumë produkte të furnizuar nga energjia diellore. Përveç kësaj, kompania do të krijojë rrjet të gjerë të lokacioneve me pakicë Tesla për të shitur mallra të saj.