KRYEFAQJA » LAJME » Testimi i punonjësve socialë, rezultati vendimtar për vendin e punës

Testimi i punonjësve socialë, rezultati vendimtar për vendin e punës

Rreth 540 punonjës socialë , pjesë e institucioneve të përkujdesit shoqëror iu nënshtruan sot testimit mbi përgatitjen e tyre, i dyti brenda harkut kohor të një viti. Rezultati do të jetë vendimtar për vendin e tyre të punës.
Në fakt masa, për largim nga puna nëse nuk kalohej pragu i njohurive , u paralajmëruan edhe gjatë testimit të bërë rreth një vit më parë. Por, penalitetet nuk u zbatuan dhe ‘ të mbeturve’ iu dha një mundësi e dytë përmes një programi të posaçëm kualifikimi. Testimi i punonjësve socialë u nxit pas rasteve të dhunës të shënuara në disa qendra të kujdesit për fëmijë jetime , që tronditen opinionin publik.