KRYEFAQJA » LAJME » Tetor, nis fushata kombëtare e leximit
tetori, muaji i leximit, tirana lexon, erion veliaj, bashkia tirane, nisma

Tetor, nis fushata kombëtare e leximit

Tetori shpallet muaji i leximit. Nën moton “takohemi për një libër”, tre institucione janë bërë bashkë për të nisur fushatën kombëtare të leximit. Ministret Kumbaro dhe Nikolla si dhe kryebashkiaku Veliaj janë shndërruar në lexuesit e parë të kësaj fushate me leximin e vargjeve dhe pjesëve nga libra të autorëve shqiptarë e të huaj. Ana Karenina, Don Kishoti, Hamleti dhe Piter Pani u prezantuan para publikut jo vetëm përmes tekstit, por edhe personazheve të luajtura nga aktoret e Teatrit Eksperimental.

Pjesë e fushatës kombëtare të leximit është rijetëzimi i bibliotekave të lagjeve përmes pasurimit të fondit të bibliotekave vendore me tituj të rinj. Ndërkohë që në të gjitha shkollat e vendit do të mundësohen lexime të hapura me praninë e shkrimtarëve dhe përkthyesve si dhe nuk do të mungojnë bisedat me studentë të letërsisë dhe gazetarisë.