KRYEFAQJA » LAJME » Tetovë, risi për parkimet
Tetovë, risi për parkimet

Tetovë, risi për parkimet

Komuna e Tetovës në Maqedoni ka dale me një risi për lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe për të zgjidhur problemin e parkimit, sidomos për 3 muajt e verës, kur kthimi i shumë mërgimtarëve bën që në qytet të ketë shpesh herë bllokime në rrugë. Ideja është që oborret e shkollave të jenë të hapura për parkim për qytetarët. Kryetarja e Komunës së Tetovqs, Teuta Arifi, thotë se kjo ide sëbashku me investimet për parkime, pritet të sjellë lehtësim. Për sigurinë e automjeteve në oborret e shkollave do të kujdeset policia bashkiake.