KRYEFAQJA » LAJME » Teuta-Kukësi mbyllet 0-0. Skëndërbeu mundet nga Tërbuni 2-3
teuta - kukesi, 0 - 0 , kategoria superiore, terbuni tirana, lajme sport, superliga

Teuta-Kukësi mbyllet 0-0. Skëndërbeu mundet nga Tërbuni 2-3

Nuk ka fitues në Niko Dovana. Teuta dhe Kukësi e kanë mbyllur në barazim 0-0 sfidën e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit të kategorisë superiore. Një rezultat që i le të pandryshuara pozitat në renditje për të dyja skuadrat. Kukësi mbetet në vendin e tretë me 52 pikë, ndërsa Teuta në të katërtin me 49 pikë. Sfida në Durrës nis me shumë ritëm, sidomos nga ana e vendasve që janë tepër kërkues ndaj golit. (2-10). Dy raste për teutën që nuk finalizohen si duhet nga futbollistët e saj. Më pas është (17) Kukësi që rrezikon me anë të Limës. Ndeshja është e shpejtë dhe goli kërkohet nga të dyja skuadrat. Në 37′ Teuta rrezikon me anë të Lenës por portieri Koliçi e largon topin në goditje këndi. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Edhe në të 45 minutat e dyta loja ka ritëm por futbollistët e të dyja skuadrave nuk janë të saktë para porte. (52) Kukësi krijon një rast të pastër por Moçka bën mrekullinë duke e larguar topin me këmbë. Në 57′ Lukiç ekzekuton bukur një goditje dënimi, por topi devijohet nga muri Iimbrojtësve të Teutës në goditje këndi. Megjithë përpjekjet ndeshja teuta-Kukësi u mbyll me rezultatin 0-0. Një rezultat surprizë ishte ai i arritur në Korçë. Skënderbeu kampion në fuqi është mundur 2-3 nga Tërbuni i vendit të fundit në renditje. Ndërsa ndeshja e luajtur në orën 16.00 ajo midis Laçit dhe Flamurtarit është mbyllur me fitoren 2-1 të vlonjatëve.