KRYEFAQJA » LAJME » Teuta përfundon përgatitjet në prag të ndeshjes me Skëndërbeun
Teuta përfundon përgatitjet në prag të ndeshjes me Skëndërbeun

Teuta përfundon përgatitjet në prag të ndeshjes me Skëndërbeun

Teuta u ka dhënë fund pregatitjeve në prag të përballjes me Skenderbeun dhe ka udhëtuar drejt Korçës me besimin për të marrë një rezultat pozitiv. “Djemtë e detit” e konsiderojnë sfidë mjaftë vendimtare, ndërsa tekniku Magani do të ketë të bëjë pa shërbimet e lojtarit kyç të skuadrës, serbit Lukiç. Numri një i pankinës durrsake deklaroi se skuadra e tij e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje dhe do të futet në fushë për të marr rezultat pozitiv.

Magani ka besim tek skuadra e tij dhe shprehet se Teuta do të futet në fushë për të luajtur si e barabartë me kampionët e Skenderbeut.

Përveç mungesës së Lukiç, pjesa tjetër e skuadrës po kalon një formë shumë të mirë dhe është gati për t’u përballur në transfertë me skenderbeun. Sfida Skënderbeu-Teuta do të zhvillohet në orën 17.00 në stadiumin Skënderbeu në Korçë dhe do të transmetohet drejt për së drejti nga rrjeti i Radiotelevizionit Shqiptar.