KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi: Arrestimi i drejtorit të policisë së Mitrovicës Jugore nga Serbia, paranojak dhe arbitrar
Thaçi: Arrestimi i drejtorit të policisë së Mitrovicës Jugore nga Serbia, paranojak dhe arbitrar

Thaçi: Arrestimi i drejtorit të policisë së Mitrovicës Jugore nga Serbia, paranojak dhe arbitrar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbrojtur si të drejtë luftën e pjestarëve të UÇK, ndërsa e quajti si paranojak dhe arbitrar nga Beogradi arrestimin e drejtorit të policisë së Mitrovicës Jugore Nehat Thaçi. “S’mund t’i përgjigjemi arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë” ju përgjigj ai pyetjes së një gazetari gjatë një konference për shtyp me mikritësin e tij presidentin Bujar Nishani të hënën në Tiranë. “Ne jemi duke koordinuar krejt potencialin dhe angazhimin tonë me autoritetet ndërkombëtare. Pjesëtarët e UÇK kanë bërë luftë të drejtë” tha zoti Thaçi. “Eshtë për të ardhur keq për këtë reagim paranojak të Beogradit në raport me pjesëtarët e UÇK-së me dosje të kohës së Millosheviçit” shtoi ai. Kreu i shteti të Kosovës tha se “Po punojmë me autoritetet përkatëse  që kjo çështje të mbyllet drejtë dhe njëherë e përgjithmonë. Ky veprim arbitrar  ngjall reagime të të gjithë institucioneve të Kosovës dhe Ndërkombëtare dhe do të shtrohet në instancat më të larta të dialogut të komunikimit ndërshtetëror me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar” tha zoti Thaçi të hënën në Tiranë.