KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi: Askush nuk mund të marrë peng të ardhmen europiane të Kosovës
EPA/ARMEND NIMANI /
EPA/ARMEND NIMANI /

Thaçi: Askush nuk mund të marrë peng të ardhmen europiane të Kosovës

Ratifikimi i marrëveshjes të fortkontestuar nga opozita kosovare për demarkacionit e kufirit me Malin e zi do të jetë në rendin e ditës së punimeve të parlamentit kosovar në datën 1 shtator. Pas homazheve të zhvilluara pranë monumentit kushtuar të zhdukurve nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi gjeti rastin t’i rikujtoje sërish klasës politike kosovare se askush nuk ka të drejtë të mbaje peng të ardhmen e vendit dhe qytetarët e tij.

Sipas presidentit, si demarkacioni, ashtu edhe asociacioni i komunave serbe duhet të përmbyllen duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës pasi ato ndërlidhen me të ardhmen euroatlantike të vendit. Në ditën ndërkombëtare të të Zhdukurve, Presidenti Thaçi u zotua se institucionet e Kosovës do të intensifikojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

17 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, 1666 persona figurojnë zyrtarisht si të zhdukur, pa u ditur asgjë rreth fatit të tyre.