KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi betohet si president
Thaçi betohet si president

Thaçi betohet si president

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të enjten betimin para kuvendit, duke u zotuar se si president do të angazhohet për unifikim të gjithë spektrit politik.
Zoti Thaçi përshëndeti në shqip dhe serbisht, e më pas mbajti një fjalim ku u zotua se “si president do të jem garant i respektimit të Kushtetutës, mbrojtjes dhe përfaqësues i interesave të Kosovës. Do të jem faktor unifikues politik dhe qytetar, përfaqësues i të gjithë qytetarve pavarësisht çdo feje, rrace, etnie dhe gjinie”. Presidenti i ri i Kosovës tha se “do të afirmoj më tutje vlerat sublime të pavarësisë dhe të Kushtetutës së Kosovës. Qëllimi dhe vizioni i qytetarëve të Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian , NATO, si dhe miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” tha ai.
Në seancën e posaçme të kuvendit të Kosovës morën pjesë ish Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, diplomatë të huaj të akredituar në Kosovë, krerët e kulteve fetare dhe të ftuar të tjerë. Opozita siç kishte paralajmëruar nuk mori pjesë në seancën e betimit.