KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi dekoron Agollin me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” nga Kosova

Thaçi dekoron Agollin me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” nga Kosova

Një nga momentet kryesore të vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Tiranë është takimi i tij me shkrimtarin e madh shqiptar Dritëro Agolli. Zoti Thaçi ka dorëzuar atij medaljen “Urdhri i Pavarësisë” nga Kosova, ndërsa zoti Agolli ka shprehur kënaqësinë që kjo medalje vjen nga “Republika e Shqipërisë përtej Drinit”. Duke i uruar 85 vjetorin e ditëlindjes zotit Agolli, presidenti Thaçi tha se “Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne”. “Kam besim se Kosova në një të ardhme të afërt do ia kalojë të gjithë vendeve” ju përgjigj shkrimtari. “Ju kini shumë kuadro në fushën e mjekësisë të organizimit ekonomik, të kulturës. Keni një tokë të pasur.  Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni” shtoi ai. Duke premtuar se “Gjithmonë do përpiqem të punoj për të ngritur lart Kosovën”.