KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi dhe Ymeri mbështesin krijimin e ushtrisë së Kosoves

Thaçi dhe Ymeri mbështesin krijimin e ushtrisë së Kosoves

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar gjatë një vizite në qytetin e Lipjanit, se tashmë proçesi i krijimit të ushtrisë është një proçes i cili nuk mund të ndalet. Thaçi është shprehur se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, ka mbështetjen e 110 deputetëve të parlamentit dhe asnjë prej faktorëve ndërkombëtarë nuk e ka kundërshtuar.
Presidenti i Kosovës ka shtuar se vendi nuk mund të antarësohet në NATO pa pasur një ushtri. Edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se Ushtria duhet bërë, por duhet të kujdesemi për marrëdhëniet e partneritetit. “Bashkëpunimin me aleatët e Kosovës ta avancojmë në një stad të ri, edhe për sa i përket arkitekturës së mbrojtjes për Republikën e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton KP. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ai ka thënë se domosdoja për mbrojtje, sovranitet e dinjitet, duhet shpjeguar mirë dhe se nuk duhet të zmbrapsemi në këtë aspekt.