KRYEFAQJA » LAJME » Thaci: Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e pajtimit
Thaci: Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e pajtimit

Thaci: Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e pajtimit

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidenti i Kosoves Hashim Thaci tha se ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro serbe kalon përmes prishtinës. Për Thacin dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka patur rezultate pozitive si për Kosovën ashtu dhe dhe për Serbinë. Thaci gjithashtu u shpreh se do të punohet maksimalisht që të zbatohen të gjitha marrëveshjet, duke theksuar se ai beson fuqimisht se nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve duhet të kalohet në fazën e pajtimit.

Përsa i përket krizës politike me të cilën po përballet Kosova, Presidenti Thaci e ka quajtur atë një kapitull të mbyllur. Tashmë jemi në një kapitull të ri të proçesit të anëtarësimit euro-atlantik të vendit, u shpreh ai.