KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi: Kosova sot nuk merr shembuj nga rajoni, por është bërë shembull për rajonin
hashim-thaci-president

Thaçi: Kosova sot nuk merr shembuj nga rajoni, por është bërë shembull për rajonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur sot anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e komuniteteve në përgjithësi në Kosovë, për arritjet e deritashme dhe për punën që duhet bërë në të ardhmen. Sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca, Thaçi ka thënë se “Kosova sot nuk merr shembuj nga rajoni, por është bërë shembull për rajonin”. Sipas Thaçit, Kosova është shembull se si duhet të promovohet dialogu dhe si duhet të ndërtohet një shtet që “është shtëpi e të gjitha komuniteteve, me një shoqëri multikulturore, ku të gjithë, pa dallim përkatësie etnike, do të mund ta ruajnë dhe ta kultivojnë identitetin dhe kulturën e tyre”.