KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë evropianë
thaci

Thaçi në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë evropianë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Shultz. Takimet me zyrtarët e lartë evropianë të presidentit Thaçi pasojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar vazhdimin e mandatit të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, dhe vijnë në kuadër të një vizite të zakonshme të tij në Bruksel pas marrjes së detyrës së presidentit. Zgjatja e mandatit të EULEX-it për dy vitet e ardhshme ka hapur edhe mundësinë e takimeve të presidentit Thaçi me zyrtarët e lartë evropianë, që i kanë dhënë mbështetje të fortë misionit më të madh evropian për sundimin e ligjit. Zyrtarë të Presidencës së Kosovës thonë se presidenti Thaci do të theksojë përkushtimin e Kosovës për rrugën e integrimeve euro-atlantike dhe rolin e saj si “faktor stabiliteti dhe fqinjësie të mirë në rajon”. Gjithashtu presidenti Thaçi thuhet se do të kërkojë nga zyrtarët e lartë evropianë përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Takimet e presidentit Thaçi me zyrtarët e lartë evropianë janë të parat që prej marrjes se detyrës në prill të këitj viti, në një mandat 5-vjeçar