KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi në Samitin e Presidentëve të Ballkanit Perëndimor
thaci2

Thaçi në Samitin e Presidentëve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin e Presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi “Bërdo-Brioni”, i cili këtë vit mbahet në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës. Presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në Samitin e liderëve të bizneseve – Samiti 100, që mbledh udhëheqës të bizneseve të ndryshme të rajonit të Ballkanit. Samiti Bërdo-Brioni është një nismë e Presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së dialogut politik të rajonit të Ballkanit dhe BE-së. Në takimet e mëhershme të Presidentëve të rajonit kanë marrë pjesë edhe zëvendës presidenti amerikan Joseph Biden, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Francois Hollande, Presidenti i Austrisë, Hainz Fischer.