KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi, padi Serbisë për genocid të kryer në kohën e Milosheviçit
a, hashim thaci, padi serbise, gjykata e larte, genocid, milloshevic

Thaçi, padi Serbisë për genocid të kryer në kohën e Milosheviçit

Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri të ditur se Kosova do ta padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për genocid të kryer gjatë kohës së Sllobodan Milosheviçit. Ai deklaroi së regjimi i Millosheviçit ka kryer gjenocid si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë, ndërsa ka sqaruar se pala kosovare është e mirëpërgatitur dhe ka një dosje të kompletuar me fakte për padinë. Sipas Thacit, për Kosovën si ashtu dhe për Serbinë është e rëndësishme çështja e personave të zhdukur, për të cilën duhet të punojnë të dyja palët. “Nuk duhet ta akuzojmë njëri tjetrin, por së pari duhet të marrim përgjegjësi, secila palë për vete”, nenvizoi presidenti kosovar. Deklaratave te Thaçit i është kundërpëgjigjur Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili tha se në Kosovë ka kryer gjenocid UÇK-ja dhe komandantët e saj të mëparshëm dhe të tanishëm. “Unë pres që të ketë gjykata të veçanta për krimet e UÇK-së, të cilat në të mirë të qytetarëve të Kosovës, të vënë në dukje strukturat kriminale dhe penale që tashme janë kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë e popullit serb në krahinën jugore”, deklaroi Gjuriç, sipas mediave kosovare.