KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi për EULEX: Mision i suksesshëm, do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë

Thaçi për EULEX: Mision i suksesshëm, do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takimin e lamtumirës shefin e deritashëm të EULEX-it, Gabriele Meucci, të cilin e falënderoi për punën e tij dhe bashkëpunimin e mirë në vitet që ka shërbyer në Kosovë. “Ju falënderoj për punën që keni bërë. Keni udhëhequr me sukses një organizatë komplekse dhe këtë e keni bërë falë urtisë dhe qetësisë tuaj”, ka thënë presidenti Thaçi. Presidenti shtoi se EULEX-i është mision i suksesshëm dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, ndonëse me mandat të ri, që do të reflektojë realitetin kosovar. “Bashkëpunimi me institucionet kombëtare ka qenë çelësi i suksesit të misionit”, përfundoi Presidenti Thaçi. Shefi i EULEX, Meucci falënderoi gjithashtu për bashkëpunimin dhe vlerësimin për EULEX-in.