KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi: “Raporti hezitues ndaj Kosovës nga ana e BE-së është i padrejtë”.
Thaçi: "Raporti hezitues ndaj Kosovës nga ana e BE-së është i padrejtë".

Thaçi: “Raporti hezitues ndaj Kosovës nga ana e BE-së është i padrejtë”.

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, ka qenë mjaft i ashpër me BE-në për raportin nga Këshilli i Ministrave të BE-së, pasi nuk rekomandoi liberalizimin e vizave të BE me Kosovën. Në mbledhjen e qeverisë zoti Thaçi tha se Kosova ka kryer me përgjegjësi të gjitha kushtet dhe detyrat dhe raporti hezitues ndaj Kosovës nga ana e BE-së është i padrejtë. “Përkrah në tërësi deklaratën e Qeverisë. Por dua të them diçka jashtë kësaj deklarate. MSA është një sukses dhe është me rëndësi jetike që të fillojë zbatimi. Vonesë e panevojshme. Kosova ka implementuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE, madje edhe ato që janë kërkuar me shume se për vendet tjera. E kjo është meritë e institucioneve te Kosovës. Kosova ka kryer me përgjegjësinë më të lartë të gjitha kushtet dhe përgjegjësitë bile me shpejt e më mirë se sa që ka pritur BE-ja” tha zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës. Sipas tij “Nuk ka qytetar në Ballkan që janë pro BE jo si nevojë, por si vlera. Nuk duhet të ketë vetëm lidhje platonike mes Kosovës dhe BE-së. Është i padrejtë ky hezitim në raport me Kosovën për liberalizimin'”. Për zoti Thaçi “Kjo vonesë nxit rrezikun nga ekstremizmi fetar e politik. Po nxit migrimin e qytetarëve të Kosovës në BE”. “Kjo vonesë e BE në raport me Kosovën po rrezikon fqinjësinë e mirë me vendet e rajonit. Sidomos me Serbinë, zbatimin e marrëveshjeve e vazhdimin e dialogut. Në njërën anë kërkojnë dialog e në anën tjetër vetëm delegacioni i atij shteti e kanë një vizë të BE-së, por jo edhe qytetaret,” shprehu shqetësimin zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi.