KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi shpallet “Qytetar Nderi i Shkodrës”
Thaçi shpallet “Qytetar Nderi i Shkodrës”

Thaçi shpallet “Qytetar Nderi i Shkodrës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar me dekoratën “Qytetar Nderi i Shkodrës”, me motivacionin për “kontributin e çmuar në arritjen e pavarësisë së Kosovës dhe në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon”. Në cermoninë e organizuar nga nga këshilli bashkiak, zoti Thaçi u shpreh se ndihej shumë i vlerësuar si president dhe si qytetar i Kosovës me marrjen e ketij titulli që është dëshmi, siç tha ai, e një lidhjeje të fortë mes Kosovës dhe Shkodrës. Presidenti kosovar, përcolli falenderimet për të gjithë familjet shkodrane, që hapën dyert për të dëbuarit në periudhën e luftës.