KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Thatësirat në Venezuelë, energjia do të ndërpritet për katër orë në ditë
venezuele thatesire energjia elektrike nderpritet per kater ore cdo dite probleme ekonomike

Thatësirat në Venezuelë, energjia do të ndërpritet për katër orë në ditë

Qe nga java e ardhshme, energjia elektrike do te nderpritet kater ore ne dite ne Venezuele. Nderprerjet e energjise jane njoftuar se do te zgjasin 40 dite, ndersa vendi po lufton me nje thatesire ekstreme, e cila ka kufizuar prodhimin e hidrocentraleve. Ministri I energjise Domingez, tha se oret e nderprerjes do te publikohen cdo dite ne gazeta dhe ne sajtet e ministrive. Kjo eshte pengesa e fundit me te cilen po perballet ekonomia e vendit, e cila gjithashtu eshte goditur nga renia e cmimit te produktit te saj kryesor te eksportit, naftes. Nderkohe, prodhuesi kryesor i birres ne vend, Polar, ka deklaruar se do te ndaloje prodhimin pasi nuk ka para per te blere grurin jashte vendit. Kompania, e cila furnizon 80 perqind te tregun vendas te birres, ka njoftuar se 10 mije punonjes do te preken nga ndalimi i prodhimit.