KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “The Economist”: Ermonela Jaho një magnet në skenë

“The Economist”: Ermonela Jaho një magnet në skenë

Aty ku diktatura lulëzon, arti që shpëton është shumë shpesh muzika. Dhe nuk është një surprizë që Ermonela Jaho, e cila fitoi çmimin e Vitit për këngëtaren lirike më të mirë nga lexuesit e Opera Magazine e konsideruar “Bibla e Operas”, është rritur në atmosferën e izolimit shqiptar, nën regjimin e Enver Hoxhës.

Kështu e nis shkrimin e vet The Economist, kur shkruan për shqiptaren Ermonela Jaho.

Jaho kujton kohën kur jetonte në Shqipërinë paranojake, me fëmijë që pagëzoheshin me emrin Adriatik sipas detit që i lag brigjet e Shqipërisë , me bunkerët që mbushnin peizazhin.

The Economist e cilëson Zonjën Jaho si të pajisuar me një magnetizem fatal në skenë, ndërsa interpretimin e saj si të plotësuar nga një prezencë fizike shumë e veçantë. Por thekson gazeta prestigjioze ndonëse e lindur në Shqipërinë diktatoriale ajo e dinte që prej moshës 14 vjeçe se muzika klasike do të ishte rruga e saj por ndërkohë fati e ka ndihmuar dy herë kur u përzgjodh nga Katia Ricciarelli për të studiuar në itali por kthesa vendimtare e fatit të saj do te ishte kur ajo zëvëndesoi , sopranon ruse Anna Netrebko në rolin e Violetes për operan “La Traviata” në Covent Garden në 2008.

The Economist çmon lart sidomos rolin e Angelikes në “Suor Angelica” në vitin 2011-të, ku Ermonela Jaho shkëlqeu dhe mbajti audiencën në emocion për shumë kohë.

“Ky zemërim është zemërimi im. Kur këndoj, më vjen para syve gjithçka që kam parë e dëgjuar në jetë” citohet Jaho. Familja e saj ishte e varfër, nëna një mësuese e babai që mësoi filozofi. Jaho ka kënduar Traviatën 232 herë.

The Economist e quan Jahon një natyrë me humor, një bukuri që nuk tenton të jetë divë por që shndërrohet e tillë në skenë.

Pas trofeut të Opera Magazine Ermonela Jaho do të jetë e pranishme në Londër, Washington, Paris e Nju Jork. E sigurtë edhe për limitet e vokalit të saj ajo pohon çiltër se nuk do të këndonte kurrë Wagnerin. Muajin tjetër Opera Rara do të realizojë “Zaza” nga Ruggero Leoncavallo, ku Jaho ka pjesën e saj.