KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Thellohet tragjedia e Mekës
Thellohet tragjedia e Mekës

Thellohet tragjedia e Mekës

Ka marrë përmasat e një tragjedie ajo çka ndodhur në pelegrinazhin e haxhit në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite. 717 persona kanë vdekur dhe mbi 800 janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Mina, rreth 5 km nga Meka, ku 2 milionë besimtarë po kryenin ritin e fundit të madh të haxhit, duke hedhur gurë në shtyllat që përfaqësojnë djallin. Të paktën 4 mijë personash, personel ndihme dhe pjestarë të ekipeve të  emergjencës dhe shpëtimit, janë dërguar nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile. Të plagosurit janë dërguar në katër spitalet e zonës.
Në Mekë kanë shkuar 400 haxhinj shqiptarë, por burime të besueshme nga qyteti i shenjtë i Mekës bëjnë të ditur se në këtë ngjarje të dhimbshme nuk është përfshirë asnjë prej tyre.
Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi këtë kaos tragjik, por ngjarje të tilla ndodhin shpesh në këtë festë të besimtarëve myslimanë. Pak ditë më parë në xhaminë më të madhe të Mekës një vinç u rrëzua duke lënë të vdekur 109 besimtarë.