KRYEFAQJA » LAJME » Themelohet Fondi i Ballkanit Perëndimor
Qeveria-620x330

Themelohet Fondi i Ballkanit Perëndimor

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor. Pjesë e marrëveshjes janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj tha se ky fond do të mbështesë projektet në fushën e arsimit dhe kulturës. “Krijimi i këtij fondi ballkanik ka për qëllim të promovojë kulturën në rajon, si dhe thëllimin e marrëdhënieve me vendet fqinje që i ndihmon vendeve në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Hoxhaj. Ndonëse shuma e këtij fondi nuk u bë e ditur, pas miratimit në Qeveri, projektligji për themelimin e Fondit Ballkanik pritet të kalojë në Kuvend për miratim.