KRYEFAQJA » LAJME » Thethi plot me turistë edhe në vjeshtë

Thethi plot me turistë edhe në vjeshtë

Janë shtuar agjensitë turistike, që nuk lënë fundjavë pa futur turet turistike brenda vendit, e ku Thethi magjiplotë nuk mungon asnjëherë, derisa atë ta mbulojë bora e letargjia e përkohshme e dimrit të egër, ku shumica e banorëve largohen të jetojnë në qytet. Ajri që mbush mushkëritë e pastron çdo qelizë, ujëra të kristalta përmes kurorash madhështore të maleve, që stepin nga mahnitja e përkorë gjithkënd, por edhe bujtina të reja apo restaurime të atyre ekzistuese nga vetë banorët, të cilët i kanë qëndruar besnik traditës, e kanë përmirësuar komoditetin, shërbimin, ushqimin bio direkt nga pema, vreshta, sera në kopshte, e pranë trëndafilave apo pëllumbave të egër gjen edhe butësinë e gjithë këtyre të mirave.
Vetëm rruga është ajo që nuk po ndryshon në Theth, e që ua ligështon jetën sidomos banorëve që e jetojnë përditë Thethin.